Ajo i do kafshët e rrezikshme

Ajo i do kafshët e rrezikshme

Një vogëlushe nga Indonezia është filmuar teksa puthte një piton të egër. Maharani ndjen dashuri të madhe për kafshët e rrezikshme. Babai i saj e mbështet atë shumë, teksa ajo tregon afërsi të madhe me një ndër kafshët më të rrezikshme në planet.

Ani pse ajo dhe pitoni kanë një lidhje të fuqishme, megjithatë ajo duhet të jetë e kujdesshme, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Dashuria e saj e madhe për kafshët e egra po shqetëson njerëzit. Disa nga ta po i fajësojnë prindërit e saj për papërgjegjësinë, përderisa në mesin e tyre ka edhe të atillë që po e cilësojnë si një vogëlushe të guximshme.

Babai i saj tha se i pranon të gjitha mendimet e njerëzve, por ai nuk do ta ndalë pasionin e Maharanit dhe se do ta mbështesë atë./21Media