Barcelona dëshiron ta blindojë talentin spanjoll

Barcelona dëshiron ta blindojë talentin spanjoll

Kontrata aktuale e Sergi Robertos përfundon në vitin 2019 dhe “Blaugranët” dëshirojnë ta mbajnë produktin e akademisë së tyre për një kohë të gjatë.

Sipas Mundo Deportivo, “Katalanët” do t’i ofrojnë kontratë të re spanjollit, e cila do të përfshijë një klauzolë prej 400 milionë eurosh.

Tashmë thuhet se Barcelona ia ka bërë të ditur agjentit të lojtarit këtë ofertë, dhe bisedimet për kontratën e re kanë filluar. Nëse arrihet marrëveshja, Roberto do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2022.