Klinaku për RTV21: Nëse s’rriten pensionet e veteranëve kemi me ia nxanë derën

Kuvendi i Kosovës sot ka diskutuar për çështjen e projektligjit për Pagën Minimale, i cili nuk ka arritur të miratohet për shkak të mungesës së kuorumit.
Por, edhe pse pritet që paga minimale do të rritet përmes këtij projektligji, është një pjesë e shoqërisë, ajo e veteranëve të luftës që nuk do të përfitojnë nga kjo rritje, pasi që ata nuk janë të përfshirë brenda këtij ligji.
Portali rtv21.tv ka kontaktar me Faton Klinakun nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka thënë se nëse nuk përfitojnë nga ligji i pagave, atëherë, ata do t’ua zënë derën udhëheqësve që të mos i lejojnë as “të hyjnë e as të dalin”.
“Kur të thojm ne një fjalë, që kemi me ia nxanë derën, e s’kemi me lanë me hi e me dalë. A protesta, a demonstrata, ne do të organizohemi”, ka thënë Klinaku për rtv21.tv.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës ka paraqitur projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar projektligjin në formën e prezantuar në seancën e sotme pasi konsiderojnë se po diskrimohen veteranët e UÇK-së, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale./21Media

Back to top button