Klinika e Gjinekologjisë pranon një pajisje të re

Sot u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares.

Pajisja intrauterine Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie.

“Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuar AlbionaBeselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Back to top button