Thaçi falënderoi ministrin për mbështetje

Thaçi falënderoi ministrin për mbështetje

Klinika e Otorinolaringologjisë është bërë me aparaturën FESS-i (Functional Endoscopy Sinus Surgery), aparaturë për trajtim minimal kirurgjik të patologjive së hundës dhe sinuseve.

Pajisja në vlerë prej 100 mijë euro është e para e llojit të tillë në ORL.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili përkrah drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe drejtorit të ORL-së Hajdin Thaçi, bënë përurimin e pajisjes.

Me këtë rast ministri tha se tha se “miliona euro të kursyera të cilat i kemi kthyer në modernizim të pajisjeve mjekësore po ndikojnë direkt në ruajtjen e shëndetit dhe xhepit të qytetarëve”.

Sejdiu nga ana e tij, tha se të gjitha këto aparatura po blihen në vazhdën investimeve të mëdha që po bëhen për t’i shtuar shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ndërsa Thaçi, falënderoi ministrin për mbështetjen e tij të madhe për edhe për klinikën e tij, duke thënë se kjo është një ndihmë e madhe për profesionistët shëndetësorë, por edhe pacientët që do t’i marrin këto shërbime.

Klinika e ORL-së shpejt do të bëhet edhe me pajisje për Audiologji dhe me salla të reja operative./21Media