Dua Lipa ka publikuar në YouTuble klipin e këngës IDGAF

Dua Lipa ka publikuar në YouTuble klipin e këngës IDGAF

Kënga ishte publikuar para ca muajsh, mirëpo Dua ka vendosur që të punojë një videoklip për të, e brenda një kohe shumë të shkurtër po shihet suksesi i tij, shkruan rtv21.tv.

Brenda 6 orëve nga publikimi, kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime, si dhe 282 mijë pëlqime e 17 mijë komente në YouTube.

Kjo ka bërë që kënga të jetë e para në “Trending” në kanalin më të madh të shpërndarjes së videove.

Vetë Dua e shpërndau këtë fakt në Twitterin e Instagramin e saj zyrtar, duke shkruar: “Trending #1 Në YouTube!! Nuk mund ta besoj!!! Sa shumë dashuri Zemra ime po eksplodon”./21Media

#IDGAF is #1 TRENDING ON @youtube Thanks for the love, always!! Brb crying xxxxx

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on