Është konsideruar si një nga boksierët më të mirë në të gjithë histoinë e këtij sporti

Është konsideruar si një nga boksierët më të mirë në të gjithë histoinë e këtij sporti

Boksieri i njohur ukrainas, Wladimir Klitschko, pas një mungese të gjatë kërkon të rikthehet sërisht në ring vitin e ardhshëm. Në një intervistë për “Business Insider”, Wladimir kërkoi të rikthejë tituj kampionë që i ka humbur në vitin 2015, në duelin me Tyson Fury-n.

Ndërsa, sfida e tij e fundit në ring ishte në vitin 2017, kur është mundur nga një tjetër britanik, Anthony Joshua.

Gjithsesi, ukrainasi u shpreh se rikthimi në ring është një mundësi reale për të. Ai ka një objektiv të qartë: Të bëhet boksieri kampion bote më i vjetër në moshë, në peshën e rëndë.

“Unë ende kam shanse të dueloj dhe hera-herës mendoj rikthimin. Jam vetëm 43 vjeç. Unë nuk do të rikthehem vetëm sa për të zhvilluar një duel. Rikthehem për të thyer një rekord. Kam qenë dy herë kampion bote, mund të bëhem sërish i tillë edhe për herë të tretë”, u shpreh Klitschko./oranews