KLMDNj-ja kërkon shkarkimin e Behgjet Pacollit

Sipas tyre deklarimi i Pacollit bëri shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, sot përmes një komunikate për medie ka kërkuar që të shkarkohet ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Kërkesa e KMDLNj-së vije pas raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës ku kishte thënë “Serbia ka angazhuar 10 vajza të bukura, të veshura mirë të cilat kanë shkuar në tavolinë duke i përqafuar (zezakë!!!) dhe duke ua lënë një zarf në tavolinë…”.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut Pacolli ka përdorur një gjuhë që përmbanë urrejtje në baza racore sikur edhe shprehje tipike seksiste

“Ky deklarimi z. Pacolli para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme përbënë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut duke fyer në baza ekskluzivisht raciste ( zezakë!!!) përfaqësues të shteteve, anëtarë të INTERPOL – it, me të drejtë vote.
Referimi i z. Pacolli, jo si anëtarë të delegacionit apo përfaqësues të shteteve por thjeshtë si (zezakë!!!) e bënë të padenjë për të ushtruar detyrën e ministrit për Punë të Jashtme të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësim në çfarëdo cilësie në emër të Kosovës. Kualifikimi racist që ua bënë z. Pacolli përfaqësuesve të shteteve e renditë Kosovën padrejtësisht në vendet që nuk manifestojnë tolerancë ndaj atyre që dallohen nga ngjyra, që i përkasin racës tjetër apo besimit fetar , gjithashtu tjetër. Vënia në lojë e 10 femrave të bukura dhe të veshura mirë është fyerje për femrat për faktin se ato i kualifikon si të pamoralshme”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj përmes kësaj komunikate ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës ta shkarkojë Pacollin për fjalorin siç e quajn “denigrues, fyes, racist dhe seksist”
Nëse Qeveria e Kosovës nuk merr masa konkrete Pacolli atëherë sipas KMDLNj-së përgjegjësia nuk do të mbetet në adresën që i ka shkaktuar të gjitha këto probleme por do të përpjesëtohet të gjithë anëtarët e Qeverisë./21Media

Back to top button