"Nëse ai do të transferohet, ne do të ballafaqohemi me të"

“Nëse ai do të transferohet, ne do të ballafaqohemi me të”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop, ka thënë se transferimi i yllit të Sportingut, Bruno Fernandes në “Old Trafford”, nuk do të jetë i mirë.

Fernandes shënoi një gol dhe krijoi një aksion për ta ndihmuar ekipin e tij të barazojë kundër “Reds” të mërkurën, ndeshje e cila u zhvillua në Amerikë.

Nëse ai do të transferohet, ne do të ballafaqohemi me të. Ai sigurisht që është një lojtar i mirë, United ka disa lojtarë të mirë dhe transferimi i tij do t’i forcojë ata. Për neve kjo nuk është një gjë e mirë, mirëpo nuk kemi çfarë të bëjmë”, deklaroi Kloop, i pyetur për transferimin e Fernandesit në United.