Klopp fans i mesfushorit Mount

Klopp fans i mesfushorit Mount

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar që është një fans i mesfushorit të Chelseas, Mason Mount.

Mount do të luajë sot kundër Liverpoolit për Superkupën e Evropës, e cila zhvillohet në Stamboll dhe fillon nga ora 21:00.

“Janë më ndryshe për dallim nga sezoni i kaluar. Mount është një talent i mrekullueshëm, i cili ka një rol të rëndësishëm. Nuk e dimë me çfarë formacioni do të luajnë. Rudiger është rikthyer, andaj mund të bëjnë disa ndryshime”, ka deklaruar ai.