"Reds" të shqetësuar edhe për ndeshjen e radhës

“Reds” të shqetësuar edhe për ndeshjen e radhës

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se janë të qetësuar për titullin e Premier Ligës.

“Reds” ende nuk kanë pësuar humbje në kampionatin anglez pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.

Tekniku gjerman ka thënë se nuk janë duke menduar që janë tetë pikë nga vendi i dytë dhe janë duke u munduar të vazhdojnë formën e duhur.

Manchester City i ka merituar të gjitha trofetë vitin e kaluar, ishin të pabesueshëm. Është vështirë të jemi në të njëjtën formë, por do të shohim. Jemi vetëm tetë pikë larg Leicesterit, mos të harrojmë kanë qenë kampion para katër viteve. Chelsea gjithashtu është duke luajtur shumë mirë. Nëse do të pësonim humbje nga Crystal Palace, do të ishte avantazhi vetëm pesë pikë dhe do të ndryshonin gjërat. Jemi të qetësuar për këtë gjë, nuk jemi duke menduar për pikët, por për ndeshjen e radhës”, deklaroi Klopp.

Liverpool është lider në Premier Ligë me 37 pikë, tetë më shumë se Leicester në vendin e dytë.