Klopp ka kërkuar më shumë nga lojtarët

Klopp ka kërkuar më shumë nga lojtarët

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se trajneri Jurgen Kloop kërkon nga lojtarët më shumë angazhim këtë sezon.

“Reds” ka filluar sezonin e ri si kampion të Evropës.

Liverpooli sezonin e kaluar ishte nën kampion në Premier Ligë me një pikë më pak se City dhe fituan Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht kësaj, tekniku gjerman ka kërkuar nga lojtarët të bëjnë ende më shumë.

“Vazhdoni të punoni, nëse dëshironi të fitoni trofe. Duhet të punoni më shumë se sezonin e kaluar. Ka qenë viti i kaluar, andaj harrojeni. Luftoni për tituj të ri këtë sezon”, ka deklaruar ai.