Tekniku gjerman nuk ka dyshim për nivelin e lojtarit

Tekniku gjerman nuk ka dyshim për nivelin e lojtarit

Harvey Elliott u bë lojtari më i ri që debuton për Liverpoolin në fitoren ndaj MK Dons në Carabao Cup.

16-vjeçari impresionoi të gjithë me paraqitjen e tij edhe pse humbi një shans të mirë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin.

Ai tha se “është shumë mirë që një 16-vjeçar të luajë kështu për ne. Është djalosh brilant, e di si t’ia dalë në situata të këqija dhe dëshiron të mësojë. Do të jetë i duhuri për ne. Këmba e tij e majtë nuk është e keqe, nuk kishte fat për këtë arsye nuk shënoi”.

Tekniku gjerman gjithashtu foli edhe për James Milner duke thënë se është i mrekullueshëm.

Iu ndihmon shumë lojtarëve të ri. Në çdo ndeshje është i njëjtë, andaj është brilant”, përfundoi Klopp./21Media