Klopp tha se portieri do të qëndrojë

Klopp tha se portieri do të qëndrojë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se i nevojitet në ekip portieri, Simon Mignoleti. Belgu ka qenë si zëvendësues tërë sezonin e kaluar dhe dëshiron të luajë më shumë.

Klopp ka thënë se portieri do të qëndrojë.

“Mendoj se ai do të qëndrojë, kam pasur shumë bisedime me të, para se ai të largohet në pushime kishim një bisedë të mirë, për një klub të mirë të nevojiten dy portierë të mrekullueshëm. Ne kemi Alissonin dhe Simon, duke e parë ketë gjë jemi mirë”, deklaroi gjermani.