Liverpool në çerekfinale përballet me Aston Villan

Liverpool në çerekfinale përballet me Aston Villan

Trajneri i Liverppol-it, Jurgen Klopp paralajmëroi se ekipi i tij do të tërhiqet nga Carabao Cup nëse nuk gjendet një datë e përshtatshme për ndeshjet e çerekfinaleve.

Dje “The Reds” u kualifikuan në çerekfinale pasi mundën Arsenal-in.

Ndeshjet e radhës në Carabao Cup pritet të luhen më 17 dhjetor, por kjo paraqet problem për Liverppol-in, sepse kampioni evropian do të jetë në Katar, duke marr pjesë në një kompeticion tjetër. Nga 17 deri më 21 dhjetor, “The Reds” do të jenë në Katar për Kupën e Botës për Klube.

“Nëse ata nuk gjejnë një kohë të përshtatshëm, atëherë ne nuk do ta luajmë lojën. Nëse ne nuk mund të luajmë në raundin tjetër, atëherë kushdo që është kundërshtari ynë do ta kalojë raundin, ose Arsenali do të luaj”, ka thënë Jurgen Klopp.

Nëse Liverpool luan në çerekfinale ata do të përballen me Aston Villa./21Media