Shaqiri ka refuzuar ftesën nga Zvicra

Shaqiri ka refuzuar ftesën nga Zvicra

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri thuhet se nuk do të paraqitet për kombëtaren e Zvicrës në kualifikimet për “Euro 2020″, pasi që ai dëshiron të fokusohet 100 për qind tek skuadra e ‘The Reds”.

Para pak çastesh këtë e kanë bërë të ditur edhe gazeta prestigjioze në botë “Goal” , ku thotë se Shaqiri ka refuzuar ftesën nga Zvicra vetëm që të jetë më i përqendruar këtë edicion me Liverpoolin.

Kështu, vendimi i Shaqirit vjen pasi që Klopp i premtoj atij se do të aktivizojë më shumë.

Ndërkaq, skuadra e Liverpolit, pak orë më parë ka publikuar një shkrim ku thotë se Klopp e lavdëron Shaqirin dhe kërkon që ai të jetë në 100 për qindëshin e tij këtë sezon.