Kërkohen vendime të drejta

Kërkohen vendime të drejta

Ndihmësi i gjyqtarit për video (VAR) këtë sezon përdoret për të herë të parë në Premier Ligë dhe deri më tani ka bërë shumë gabime, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi.

I pakënaqur është edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman e ka pranuar se VAR mund të përmirësohet, por asnjëherë nuk do të jetë perfekt.

VAR mund të përmirësohet. Nuk do të jetë perfekt, këtë gjë e dinë të gjithë. Janë disa gjëra që nuk janë të drejta. Me VAR, prekjet e topit me dorë, pozita jashtë lojë është e qartë se duhet të ndryshohet. Askush nuk po kërkon gjërat perfekt, por kërkojmë vendime të drejta”, u shpreh Klopp./21Media