“Ai ka bërë progres shumë të mirë”

“Ai ka bërë progres shumë të mirë”

Jürgen Klopp tha se portieri i Liverpoolit, Alisson mund të kthehet në stërvitjen me skuadrën e parë të dielën, pas që mungoi shtatë javë për shkak të dëmtimit.

Alisson u lëndua në ndeshjen e parë të Liverpoolit, në kuadër të Premierligës, kundër Norwich City, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 4-1 në favor të “The Reds”.

Sot, Kloppi mbajti një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sheffieldit, ku foli për rikthimin e mundshëm të Alissonit.

“Alissoni duket se do të kthehet shumë shpejt, por fjala përfundimtare i takon departamentit mjekësor. Ai nuk është në skuadër për përballjen kundër Sheffieldit nesër. Ndoshta ai mund të stërvitet me skuadrën nga e diela e më tutje. Gjatë dy javëve të fundit, ai ka bërë progres shumë të mirë”, tha ai./21Media