"Ai kishte disa probleme me ijën"

“Ai kishte disa probleme me ijën”

Xherdan Shaqiri e nisi mirë sezonin te Liverpooli, ku për një moment zuri vend në formacionin bazë të Jurgen Kloppit.

Por, prej ndeshjes ndaj Manchester Unitedit që i shënoi dy gola Shaqa nuk është duke u inkuadruar pothuajse fare në lojë.

E për këtë Jurgen Klopp është pyetur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Portos.

Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë. Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ne vetëm kemi cilësi atje, dhe pastaj është paksa e vështirë nëse nuk udhëheqim. Ndonjëherë kemi vetëm 15-20 minuta për të rifituar ritmin. Ai kishte disa probleme me ijën, por tani ai është përsëri në krye”, tha 51-vjeçari.

Klopp është shprehur i lumtur që e ka Xherdan Shaqirin në skuadër.

Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Ju mund të jeni pak i hidhëruar me mua, por kjo nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam atë“, ka përfunduar trajneri gjerman./kallxo