“Jam komplet i fokusuar te Liverpooli..."

“Jam komplet i fokusuar te Liverpooli…”

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk po e mendon ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin. Gjermani gjatë sezonit të kaluar fitoi Ligën e Kampionëve dhe mbeti në vendin e dytë në Premier League.

Klopp i cili do të ndeshet sot me Borussia Dortmundin në një miqësore, tha se është ende herët për të menduar për kontratën e re.

“Nuk do të largohem derisa kontrata të përfundojë, kjo është arsyeja pse kontrata ime është e rëndësishme. Ka kohë tri vjet, është akoma herët për të menduar. E dua ekipin, ata janë brilant”, deklaroi ai.

Ai në fund tha se shqetësimi i tij është Manchester City, pasi përsëri po i mendon ata si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Jam komplet i fokusuar te Liverpooli. Do të jetë mirë të luajmë kundër Manchester Cityt, të cilët përsëri janë favorit. Ata kanë një situatë të mirë, e kanë treguar këtë gjë vitin e kaluar, e sidomos para dy sezoneve kur kanë bërë 100 pikë brenda një sezoni. Kjo tregon se sa të mirë janë ata, është e pabesueshme”, përfundoi ai.