Kloppi fitoi kundër Zinedine Zidanit, Massimiliano Allegrit dhe Maurizio Sarrit

Kloppi fitoi kundër Zinedine Zidanit, Massimiliano Allegrit dhe Maurizio Sarrit

Pep Guardiola e fitoi çmimin për trajnerit më të mirë të sezonit në Premierligë për të dytin sezon radhazi, kurse, Jurgen Klopp u votua nga tifozët si trajneri më i mirë në botë për momentin, në një sondazh të GiveMeSport.

Sezoni 2018/19 solli njërën prej garave më emocionuese për titullin e Premierligës në histori të kampionatit anglez. Kur Liverpooli u përball me Manchester Cityn në Etihad, “The Reds” e kishin mundësinë të kalonin në epërsi prej dhjetë pikësh.

Triumfi i Manchester Cityt për shumë tifozë të futbollit, e konfirmoi statusin e trajnerit Guardiola si trajneri më i mirë në botë. Megjithatë, shumë të tjerë mendojnë se Guardiola duhet të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn për ta marrë këtë titull.
Jurgen Kloppi e ka transformuar Liverpoolin që kur u emërua në pozitën e trajnerit në tetor të vitit 2015 dhe ka arritur që ta kualifikojë skuadrën e tij në dy finale radhazi të Ligës së Kampionëve.

Për ta gjetur të preferuarin e tifozëve, GiveMeSport e bëri një sondazh për t’i lejuar tifozët që ta thonë mendimin e tyre për trajnerin më të mirë në botë për momentin.

Në gjysmëfinalen e parë Guardiola u vendos në garë me Diego Simeones së Atletico Madridit, Pochettinos dhe Erik ten Hagut të Ajaxit. Trajneri i Manchester Cityt e fitoi këtë sondazh me 68 për qind.

Kurse, në gjysmëfinalen e dytë triumfoi Kloppi me 82 për qind të votave, kundër Zinedine Zidanit të Real Madridit, Massimiliano Allegrin e Juventusit dhe Maurizio Sarrin e Chelseat. /21Media