Pas të gjithë klubeve, që janë në gjendje shumë të mirë ekonomike, fshihet një sponsor mjaft i fuqishëm

Pas të gjithë klubeve, që janë në gjendje shumë të mirë ekonomike, fshihet një sponsor mjaft i fuqishëm

Kjo shpjegohet më mirë te klube si Manchester United, Barcelona, Chelsea, Real Madrid, të cilat vit pas viti vazhdojnë të shpenzojnë shifra marramendëse në merkato, por përsëri gëzojnë një shëndet mjaft të mirë financiar.

Në një listë ku shfaqen sponsorët, të cilët paguajnë më shumë për të bërë pjesë tek ekipet elitare të Europës, bien në sy edhe shifra marramendëse si ajo që kompania e makinave Chevrolet i paguan Manchester United-it (70 milionë euro), me anglezët, të cilët e kryesojnë këtë listë.

Në top-treshe gjendet Barcelona me Chelsea-n, me ekipin spanjoll që sponsorizohet nga firma e shitjeve online Rakuten (55 milionë euro) dhe anglezët nga firma farmaceutike “Jokohama Tyres” (50 milionë euro).

Dhjetëshen e kompletojnë Arsenal (37 milionë euro), Bayern Munich (33 milionë euro), Real Madrid (32 milionë euro), PSG (28 milionë euro), Manchester City (27 milionë euro), Liverpool (27 milionë euro) dhe Tottenham Hotspur (22 milionë euro)./21Media