Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani

Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani

Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut Klubi shqiptar nga Tetova, Shkëndija ka shkarkuar Qatip Osmanin nga detyra e trajnerit.

Këtë vendim klubi kuqezi e ka marr  shkaku i rezultateve negative në garat kualifikuese evropiane dhe në kampionatin maqedon.

Shkëndija ka njoftuar se ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Qatip Osmani, ndërsa ushtrues detyre do të jetë Erhan Selimi.

Deri te shkarkimi erdhi, pasi klubi tetovar ka zhgënjyer në këtë fillim sezoni, duke marrë vetëm një pikë nga katër ndeshje dhe gjendet në vendin e fundit në tabelë. / TV21