Klubi i Prodhuesve bën thirrje për mos ngritje të çmimeve

Klubi i Prodhuesve  të Kosovës e përkrahë vendimin e Qeverisë për taksën

Klubi i Prodhueseve e ka përkrahur dhe mirëpritur vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e vendimit të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala që produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina të ju vihet taksë prej 100%.

Sipas Klubit të Prodhuesve një vendim i tillë kur kihet parasysh pengesat e vazhdueshme që këto dy shtete i kanë bërë produkteve të Kosovës për depërtimin në tregjet e tyre, e që në masë të madhe ka dëmtuar prodhuesit e Kosovës duke i bërë jo-konkurrues.

“Mirëpo, në të njëjtën kohë Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë operatorëve ekonomik që të mos ndryshojnë çmimet e tregut, duke i rritur ato pas miratimit të vendimit për taksën 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës. Klubi i Prodhuesve fton të gjithë që të përkrahin interesat e vendit dhe të mbrojnë qytetarët, kur kemi parasysh gjendjen ekonomike të shumicës së qytetarëve.” , bëhet e ditur në njoftimin e Klubit.

Sipas Klubit të Prodhueseve, masën për mbrojtjen e prodhimit prej 100% të Qeverisë së Republikës së Kosovës të gjithë operatorët ekonomik duhet ta shohin si mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të vendit dhe jo si situatë për përfitim.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës beson që ky vendim do të mbrojë interesat e prodhimeve vendore dhe përbën një lehtësim për prodhuesit vendor.”, bën të ditur më tutje klubi i prodhuesve.

Qeveria e Kosovës pa dy ditësh ka marrë vendim që të ngritet në 100% taksa ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja. Po ashtu, është kërkuar edhe largimi i të gjitha produkteve, në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’/.21Media

Back to top button