Kluivert thotë se De Ligt është penduar për Barcelonën
19 Nëntor 2019
Kluivert deklarohet për vendimin e gjermanit
Kluivert deklarohet për vendimin e gjermanit
Matthijs de Ligt është penduar që nuk ka zgjedhur Barcelonën. Kështu ka deklaruar drejtori i akademisë së Barcelonës, Patrick Kluivert.
Kluivert ka thënë se tashmë futbollisti holandez është penduar dhe se duhet të mësojë nga vendimet që merr.
“De Ligt është mbrojtës i mirë, por në fund zgjodhi Juventusin. Mendoj që është penduar. Kur bën zgjedhje në jetë, ndonjëherë i bën keq. Duhet të mësojë nga vendimet që ka marrë”, deklaroi Kluivert.
De Ligt është duke luajtur në formacionin e parë te “Zonja e Vjetër” dhe për momentin janë klubi i vetëm që nuk di për humbje.
20-vjeçari u largua nga Ajax gjatë afatit veror dhe pritej të transferohej në “Camp Nou”, mirëpo zgjodhi të luante në klubin italian./21Media