KMDLNj ka shprehur shqetësimet e një numri të gjeodetëve mbi çështjen e pajisjes me leje të punës e që së fundi u është refuzuar

KMDLNj ka shprehur shqetësimet e një numri të gjeodetëve mbi çështjen e pajisjes me leje të punës e që së fundi u është refuzuar

Përfaqësues të KMDLNj -së u takuan me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitajn, me të cilën u diskutua mbi çështjen dhe situatën aktuale mbi degradimin mjedisor ,ujërat, deponitë legale dhe ilegale të mbeturinave, hidrocentralet, ndërtimet pa leje dhe situatën e pajisjen me leje pune për gjeodetët e rangut të dytë që i ishte refuzuar licencimi. Kjo sipas KMDLNj –së , pa të drejtë e që paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.

KMDLNj ka shprehur shqetësimet e një numri të gjeodetëve mbi çështjen e pajisjes me leje të punës e që së fundi u është refuzuar dhe u dakorduan për ndryshimet e nevojshme për të gjetur një zgjidhje të përkohshme, deri te një zgjidhjeje të përhershme.

Ky këshill përmes një kumtese për media e ka quajtur të papranueshëm zbatimin e standardeve të dyfishta.

“Për KMDLNj është i papranueshëm zbatimi i standardeve të dyfishta , deri sa një qyetari i demolohet edhe një bodrum i ndërtuar pa leje në pronën e vet , në veri të Kosovës lejohet ndërtimi pa leje nga ana e Serbisë i mbi 300 shtëpive pë serbë të cilën KMDLNj e konsideron Lagje politike që për qëllim e ka kolonizimin e kësaj pjese të Kosovës”, bëhet e ditur në kumtesë.

Të dyja palët u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen dhe se do të jenë bashkëpunëtorë në të gjitha çështjet, të cilat do të jenë në të mirë dhe që ndikojnë në përmirësimin e çështjeve mjedisore dhe të ambientit.