Subjektet politike të kenë kujdes me gjuhën që përdorin në fushatë

Subjektet politike të kenë kujdes me gjuhën që përdorin në fushatë

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, presidenti i Kosovës, në bazë të pëprgjegjësisë kushtetuese i shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen me 6 tetor 2019.

Pasi u ndanë mjetet financiare për organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, KQZ – i filloi pergatitjet duke caktuar që fushtat parazgjedhore të fillojnë më 25 shtator 2019 dhe të përfundojnë më 5 tetor 2019.

Sipas KMDLNJ-së të gjitha subjektet politike garuese e kanë filluar fushatën ndonëse ligji e thotë të kundërtën.

Por KMDLNJ  përmes një komunikate kërkon nga subjektet politike të kenë kujdes se çfarë fjalori përdorin duke e eliminuar fjalorin e urrejtjes si mjet dhe mundësi për mbledhje të votave.

Autoritetet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat që të sigurojnë kushte që serbët e Kosovës të kenë mundësi të bëjnë fushatë të papenguar sikur që edhe në ditën e zgjedhjeve të kenë siguri të japin votën për kandidatin apo subjektin e preferuar pa pasur rrezik t’i nënshtrohen dhunës psikike, linçimit medial si dhe dhunës fizike e që ka ndodhur deri më tani duke lejuar ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Beogradit”, thuhet në komunikaten e KMDLNJ-ës.

Pra, KDMLNJ kërkon të mos iu lejohet asnjë vizitë e zyrtarëve dhe autoriteteve nga Serbia , që me gjuhën e tyre të urrejtjes dhe përjashtuese kushtëzojnë dhe shantazhojnë votuesit e komunitetit serb të votojnë për Listën Serbe./21Media