Ky këshill pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e reja

Ky këshill pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e reja

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një deklarate zgjedhjet e 6 tetorit i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjën e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

Ky këshill pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike. KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut uron fituesin e zgjedhjeve LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit.

Rezultatet e fundit nga KQZ tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,81%. Pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,07%. Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,17%. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,64%./21Media