Aktorët të prekur me ngjarjen e fundit

Aktorët të prekur me ngjarjen e fundit

Më pak se 12 orë më pas dhe 48 km larg vendit ku një 16 vjeçar vrau dy studentë dhe plagosi tre të tjerë në shkollën e mesme “Southern California”, e këtë para se ta vriste edhe vetën, u duk se çdo gjë iu kthye normalitetit.

Në premierën e filmit “Knives Out”, që u shfaq në Los Angeles, thuajse të gjithë yjet e filmit dhe mediat ishin të pranishëm, shkruan rtv21.tv

Para një viti, pasi që vdiqën 13 persona si pasojë e të shtënave në një bar në Thousands Oaks, shumë ngjarje të kësaj kategorie u anuluan për një javë, por kështu nuk ndodhi me premierën e filmit “Knives Out”. Ai u shfaq normalisht.

Megjithatë, aktorja Jamie Lee Curtis tha se është shumë e prekur nga ky rast, se kjo është dhunë e tmerrshme.

Sipas saj, ngjarje të tilla të tmerrshme shohin shpesh. Ajo tha se për këtë nuk fajëson presidentin amerikan, sepse me siguri këtë akt e ka kryer ndonjë i ri i sëmurë mendor.

Curtis nuk e di ngjarjen me saktësi, por megjithatë është prind dhe kur e ka dëgjuar lajmin për këtë në radio, është prekur shumë.

Familjet kanë humbur fëmijët e tyre. Kjo situatë është e tmerrshme”, ka thënë ajo.

 

Aktori Noah Segan mendon se është turp pasi që thuajse çdo javë duhet të flasin për ngjarje të tilla. Ai tha se duhet të ketë kontroll të armëve, t’u merren armët njerëzve nga duart.

Edhe aktori, njëherësh skenaristi dhe regjisori i “Knives Out”, Rian Johnson tha se kjo ngjarje është tragjike. Ai i shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, dhe mendon se duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim.

Në anën tjetër, filmi “Knives Out” është komedi e zezë, me mistere. Ai përshkruhet si film modern që shtjellon një mister vrasjeje. Premiera botërore e tij u shfaq muajin shtator 2019, ndërkaq në kinematë amerikane u planifikua të shfaqet nga data 27 nëntor 2019.

Kujtojmë se në fillim të muajit tetor filmi u dha premierë në Londër./21Media