A do të arrijnë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja marrëveshje për bashkëqeverisje këtë fundjavë apo do t’i shpallin të dështuara bisedimet për koalicion?

A do të arrijnë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja marrëveshje për bashkëqeverisje këtë fundjavë apo do t’i shpallin të dështuara bisedimet për koalicion?

Asnjëra parti, as liderët e tyre: Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk dhanë asnjë informacion për takimin Mustafa – Kurti, që siç u raportua në media, u zhvillua mbrëmë në vilën e kryetarit të LDK-së në Prapashticë.

Disa nga zyrtarët e dy partive mohuan të jenë në dijeni që a është zhvilluar mbrëmë a jo takimi Kurti – Mustafa.

Më parë, zyrtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK-së shpesh kanë deklaruar se dy ditët e fundit të kësaj jave do të bëhen përpjekje përfunditare për arritjen e marrëveshjes për koalicion. Mirëpo, asnjëra parti nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të heqë dorë nga qëndrimet e saj.

LDK-ja këmbëngul ta ketë postin e kryeparlamentarit, ndërsa Vetëvendosje është kundër që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës – kryeparlamentar, ky post t’i takojë LDK-së./21Media