"Kjo listë që garanton të ardhmen e vendit"

“Kjo listë që garanton të ardhmen e vendit”

Pak minuta para përmbylljes së afatit ligjor për dorëzimin e listave për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma-AKR-PD dorëzoi listën në KQZ.

Çerkin Dugolli nga Nisma theksoi se lista që ofron ky koalicion, garanton të ardhmen e vendit.

Dugolli: Lista jonë përmban njerëz me kredenciale të larta

“Ne konsiderojmë që lista jonë përmban njerëz me kredenciale të larta, të niveleve akademike, njerëz të dëshmuar. Dhe po besoj se kjo listë që po ia ofrojmë qytetarëve, në krye me kandidatin për kryeministër z. Fatmir Limaj, është listë që garanton të ardhmen e vendit”, tha Dugolli.

Ai nuk bëri të ditur asnjë emër të listës së kandidatëve, duke pohuar se përfshin emra të njohur, ndërsa kjo listë nuk përmban asnjë emër që ka probleme me ligjin.

Afati kohor për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte deri në orën 24:00.