Pacolli thotë se ky ishte ndëshkim ndaj qeverisjes së deritashme

Pacolli thotë se ky ishte ndëshkim ndaj qeverisjes së deritashme

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e ka kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli deklaroi në Argument Plus në RTV21, se ky ishte vendim i popullit të Kosovës.

“Ky ishte vendim i qytetarëve të Kosovës. Ishte një hidhërim gjithëpopullor në qeverinë e kaluar, në koalicionin qeveritar. E pamë që kjo ndikoi drejtpërsëdrejti të marrin vota aq shumë, saqë të fitojnë zgjedhjet. Unë besoj se kjo është përgjigja për këtë temë. Por si ka shkuar procesi tash ka pasur sigurisht edhe gjërat me të cilat mund të themi se kemi pasur një proces të drejtë zgjedhor, por ka pasur edhe momente kur është vu në pyetje korrektësia i procesit zgjedhor”, tha Pacolli.

Ndërsa, më tej shtoi se ky ishte një ndëshkim ndaj qeverisjes së deritashme.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media