Si Kobe Bryant i inspiroi të rinjtë

Si Kobe Bryant i inspiroi të rinjtë

Tre basketbollistë të rinj nga vende të ndryshme të botës tregojnë se sa i rëndësishëm ishte Kobe Bryant për ta. Camilla nga Buenos Aires në Argjentinë tha se lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit ishte shokues. Kylle nga Manila e Filipineve ishte shumë i pikëlluar kur vdiqën Kobe dhe vajza e tij. Docus nga Prato e Italisë u shpreh se Kobe Bryant është dëshmi që ëndrrat mund të realizohen, transmeton rtv21.tv

Të tre basketbollistët treguan se Kobe Bryant është inspirim për ta.

Mëngjesin e 26 janarit, Kobe Bryant, humbi jetën në një aksident me helikopter së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë. Vdekja e legjendës së basketbollit shokoi të gjithë botën. Basketbollisti dhe vajza e tij, Gianna u varrosën në një ceremoni private mortore, në varrezat pranë shtëpisë së tyre në Orange County./21Media