Koci:  Avokatët u kontrolluan detajisht në Gjykatë

Koci:  Avokatët u kontrolluan detajisht në Gjykatë

Para se të fillojë seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit lotsjellës, avokatët u kontrolluan në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky veprim e bëri me hatër avokatin Arianit Koci, i cili thotë se është kundër kontrolleve dhe rregullave që zbatohen selektivisht, shkruan rtv21.tv

“Gjykimi i Albin Kurtit dhe të tjerëve, ishte pretekst që sot ne avokatët të kontrollohemi detajisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Problemi është se prokurorët, gjykatësit dhe punonjësit e gjykatës nuk po kontrollohen. Kjo është argument që avokatët nuk janë të barabartë me prokurorët ashtu siç e parashohin ligjet pozitive. Nuk jam kundër kontrolleve, sa herë vlerësohet nga ana e organeve të sigurisë. Por, jam kundër që kontrollet dhe rregullat të zbatohen selektivisht.

P.s. Natyrisht që e kërkova prej zyrtarëve bazën ligjore për trajtim selektiv!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ndryshe, tani është duke vazhduar seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës./21Media