Koci mbyll rastin e sulmit ndaj tij: Ka qenë gabim i pamatur i një të riu

Avokati Arianit Koci ka vendosur që rastin e sulmit ndaj tij në Graçanicë të mos ta vazhdojë tutje. Ai përmes një postimi në Facebook tha se sulmi ndaj tij nuk ka pasur prapavijë ndërnacionale.
“Pas analizimit të të gjitha provave, jam bindur që sulmi ndaj meje, nuk ma pasur prapavijë ndërnacionale. Poashtu, nuk ka pasur asnjë motiv tjetër. Ka qenë një gabim apo veprim i pamatur, i një të riu. Prandaj, unë kam vendosur që rastin mos ta vazhdoj më tutje. Të riut, ia kam pranuar kërkimfaljen e sinqertë.”, shkroi Koci.
Ai po ashtu falënderoi policinë e Kosovës me theks të veçantë Stacionin Policor në Graçanicë, për siç tha avokati Koci angazhimin serioz dhe punën profesionale.
Sulmin ndaj tij,  Arianti Koci e konfirmoi ditë më parë për portalin rtv21.tv, ai pat treguar se nuk ka marrë lëndime trupore./21Media

Back to top button