Koci tregon kur do të intervistohen Lushtaku dhe Mustafa

Mustafa nesër, Lushtaku të mërkurën

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rustem Mustafa, nesër do të intervistohet në Hagë. Ndërsa, Sami Lushtaku do të intervistohet më 16 janar. Kështu ka thënë avokati i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, pasi Lushtaku është nisur nga Aeroporti i Prishtinës.

Sipas Kocit, Lushtaku do t’i shfrytëzojë këto ditë për vizita familjare. Ai tha se Lushtaku dhe Mustafa ishte paraparë që të intervistoheshin në të njëjtin ditë, por është shtyrë pasi të dy kanë të njëjtin avokat.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës.

Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës. Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000./21Media

Back to top button