Kocijançiq: Të ruhet raportet e mira fqinjësore

Kocijançiq tha se  ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka vlerësuar se me rastin e deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, është se gjëja më e rëndësishme është të mbahen marrëdhënie të mira fqinjësore dhe se bashkëpunimi me të gjithë duhet të jetë i barabartë.

“Siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Evropian, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane për të arritur këtë qëllim, ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, tha Kocijançiq.

Back to top button