Kocijançiq nuk e komentoi deklaratën e zëvendës kancelarit të Austrisë

Kocijançiq nuk e komentoi deklaratën e zëvendës kancelarit të Austrisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq nuk ka dashur që të komentojë deklaratën e zëvendës kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache për statusin e Kosovës, duke shtuar se çështja e pranimit është vetëm e vendeve anëtare të BE-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mediave austriake për qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj deklaratës së zëvendës kancelarit austriak, i cili ka thënë se “Kosova pa dyshim që është pjesë e Serbisë” e që nuk është në përputhje me qëndrimin e Austrisë, Kocijançiq ka refuzuar që të komentojë deklaratat e zyrtarëve tjerë.

Ndryshe, deklarata e zëvendës kancelarit të Austrisë, Heinz-Christian Strache nxiti reagime të shumta në vend dhe më gjerë.