"Klauzola përfshin vetëm Barcelonën”

“Klauzola përfshin vetëm Barcelonën”

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman e ka konfirmuar se ekziston një klauzolë në kontratën e tij, që do ta lejojë atë të largohet, por vetëm pas Euro 2020.

Trajneri holandez ka qenë pjesë e FC Barcelonës, për gjashtë sezone. Koeman ka bërë 264 paraqitje për klubin katalunas, gjatë karrierës së tij si futbollist.

56 vjeçari ka thënë se Barcelona është i vetëm klubi, për të cilin do ta linte kombëtar holandeze.

“Klauzola përfshin vetëm Barcelonën dhe është e vlefshme vetëm pas Euro 2020. Unë nuk do të largohem tani. Kjo është 100 % e sigurt”, tha ai.

Ish trajneri i PSV-së dhe Everton-it, kontratën me kombëtaren holandeze e ka nënshkruar në vitin 2018 dhe kontrata e tij përfundon në vitin 2022./21Media