Intervistë e Toglahan Sayisman për RTV 21

Intervistë e Toglahan Sayisman për RTV 21

Aktori i njohur, Tolgahan Sayisman është njëri prej më të dashurve edhe në Kosovë. Ylli i telenovelave turke u bë edhe më i famshëm kur për tu martuar  zgjodhi një vajzë nga Shqipëria. Gjegjësisht vajzën ndër më të bukurat shqiptare, Almeda Abazin, shkruan rtv21.tv

Lidhja dhe martesa e çiftit u komentua shumë në mediat turke dhe ato shqiptare.  Por, aktori turk në prill të vitit 2015 ishte në Kosovë, atëherë kur nuk dihej sa a kishte filluar lidhjen me Almedën.Ai kishte ardhur në vendin tonë i ftuar nga producenti i modës i Javës së Modës në Kosovë, Ilir Geci.

Në pritje kishin dalë shumë persona të cilët pëlqenin Tolgën, kurse edhe ekipi i RTV 21 realizoi një intervistë ekskluzive me të.

Ai foli për shumë detaje nga jeta e tij, e meqenëse ishte në Kosovë nuk e la pa u pyetur edhe për vajzat kosovare, për të cilat tha se janë të bukura, por ai me shaka potencoi se këtë pohim të tij nuk do dëshironte që ta dëgjonin vajzat nga Turqia pasi që sipas tij do të hidhëroheshin.

“Në veçanti vajzat e Ballkanit janë shumë të bukura e gjithashtu edhe ato nga Kosova. Por, si ta shpjegoj le të mbetet sekret i yni, mos ju trego femrave në Turqi, sepse ato më duan mua dhe unë i dua ato.”, ka thënë atë kohë Tolgahan Sayisman.

Kujtojmë se Sayisman dhe Almeda Abazi u martuan në shkurt të vitit të kaluar, dasma e tyre u mbajt në Los Angelos. /21Media