Poezi nga shkrimtari i njohur

Poezi nga shkrimtari i njohur

Ismail Kadare u lind në Gjirokastër, ku edhe përfundoi arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. /21Media 

Koha në botë

Koha është e ashpër vërtet,
të vrenjtur janë njerëzit dhe statujat
nga dritaret e avionit duken
drama peizazhesh dhe ujërash.

Permbi tokë qiejt e dimrit
mbartin kryqe dhe rrasa resh,
si xhevahire të vjedhur nga vetvetja,
i skuqin botës qytetet e mëdhenj.