Poezi nga Dritero Agolli

Poezi nga Dritero Agolli

Kohë më vonë

Kohë më vonë e ndoshta më shumë,
Kur të ketë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s’patet fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u linden më vonë
Dhe të tjerët mbase s’e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të veshtirin, korrigjuar radhë më radhë.-
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.