Ceremonia e “Laureatëve 2019” mbahet në ora 19:30

Ceremonia e “Laureatëve 2019” mbahet në ora 19:30

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e katërt të ceremonisë “Laureatët 2019”, në të cilën bëhet përzgjedhja e më të suksesshmëve për vitin që lamë pas.

Edhe këtë herë do të zgjedhën: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri, Çmimi Special, Shpresat, si dhe Kombëtaret më të Suksesshme.

Ceremonia e “Laureatëve 2019” mbahet në Hotel “Emerald” në Prishtinë, me fillim në ora 19:30.

Ndër mysafirë të shumtë nga institucionet shtetërore e sportive të vendit, i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), Marius Vizer, njëherit mik i madh i Kosovës dhe njëri nga kontribuesit më të mëdhenj në anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.