Festivali nis më 17 shtator me shfaqjen “8 femrat”

Festivali nis më 17 shtator me shfaqjen “8 femrat”

Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ”KoKo Fest”, festa e vërtetë e humorit, duke shkaktuar emocione të papërsëritshme do të mbledh teatrot nga të gjitha trojet shqiptare.

Festivali nis më 17 shtator me shfaqjen “8 femrat”. Më 18 shtator shfaqet “Shtëpia pa dritare” e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, 19 shtatori sjellë shfaqjen “39 hapat”, më 20 shtator jepet shfaqja “Shfaqja që shkon mbrapsht”, më 21 shtator do të shfaqet “Tartufi”.

E 22 shtatori është rezervuar për Teatrin Eksperimental të Tiranës duke sjellë shfaqjen “Ferma e kafshëve” ndërsa festivali do të përmbyllet me shfaqjen nga Teatri Kombëtar i Kosovës “I ligu për mend”./21Media