Sipas një studimi, kolesteroli që bie shumë poshtë ishte i lidhur me 169% rrezik më të lartë të goditjes hemorragjike

Sipas një studimi, kolesteroli që bie shumë poshtë ishte i lidhur me 169% rrezik më të lartë të goditjes hemorragjike

Mjekët në përgjithësi do t’ju inkurajojnë të ulni kolesterolin tuaj për të përmirësuar shëndetin e zemrës, por sipas hulumtimeve të reja kjo nuk është një gjë e mirë.

Njerëzit, kolesteroli i të cilëve bie nën 70 mund të jenë në rrezik më të madh për të pësuar sulm në kokë sesa ata që kanë nën 100, por që janë mbi 70-vjeç, sipas një studimi të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë.

Përveç që është më mirë për shëndetin e përgjithshëm të zemrës, kolesteroli i ulët është veçanërisht i dobishëm për të zvogëluar rrezikun e goditjes ishemike, e cila ndodh kur një enë gjaku bllokohet, që çon gjithashtu në bllokimin e rrjedhjes së gjakut në tru.

Por, kolesteroli që bie shumë poshtë ishte i lidhur me 169% rrezik më të lartë të goditjes hemorragjike – rezultat i një ene gjaku të dobët dhe shpërthyese, bëhet në studim.

Sëmundja e zemrës konsiderohet si shkaku numër një i vdekjes në SHBA, por që në të vërtetë përbëhet nga një rrjet i problemeve kardiake, duke përfshirë arrestin kardiak, dështimin e punës së zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe goditjen në tru. Nga 610,000 njerëz që vuajnë nga sëmundjet e zemrës çdo vit, rreth 140,000 vdesin nga sulmi në tru.

Sulmet hemorragjike janë më pak të zakonshme, por më fatale sesa ato ishemike. Këto thyerje në enët e gjakut të dobëta përbëjnë vetëm 15% të të gjitha sulmeve në tru në SHBA, por janë fajtori në rreth 40% të vdekjeve si pasojë e sulmit në tru.

Këshilla më e gjerë dhe më e njohur e Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) është të mbahet gjithçka ulët: presioni i ulët i gjakut, kolesteroli i ulët, natriumi i ulët dhe kështu me radhë. Kolesteroli ndërtohet brenda enëve të gjakut ashtu që zemra duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun përmes tyre.

Pasiqë enët janë të veshura me lipide, mpiksja e gjakut ka më shumë gjasa të bllokojë rrjedhën e tij, përfshirë oksigjenin në tru, duke shkaktuar një goditje në tru.

AHA rekomandon që amerikanët të mbajnë nivelet e tyre të kolesterolit nën 100 mg / dL (edhe pse 100-129 mg / dL nuk shihet si shqetësuese për ata që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor). Por, nuk ka udhëzime të qarta për atë se cili duhet të jetë niveli minimal i kolesterolit. Studimi i ri sugjeron që, ndoshta duhet të ketë.

Kolesteroli i keq mund të reduktohet duke ulur marrjen e mishit të kuq dhe produktet e qumështit, si dhe yndyrave të ngopura nga dieta juaj, duke rritur acidin yndyror dhe marrjen e fibrave.