Mërgimtarët po presin deri në pesë orë

Mërgimtarët po presin deri në pesë orë

Në Merdare kolona e automjeteve për të dalë nga Kosova edhe mëngjesin e së dielës është mbi një kilometër e gjatë, ndërsa pritjet shkojnë deri në 5 orë. Megjithatë, pritje të gjata nuk ka për ata që hyjnë në Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikat tjera kufitare nuk janë shumë të ngarkuar. Udhëtarët që dalin nga Kosova përmes pikë-kalimeve kufitare te Dheu i Bardhë dhe Mutivodë po presin deri 20 minuta, ndërkaq raportohet se në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta për hyrje-dalje.

Kujtojmë se mbrëmë pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdares kanë qenë mbi 8 orë./21Media