Komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, shembulli më unik i atdhetarizmit

Sipas Thaçit, sulmet mbi familjen Jashari ishin paralajmrim nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e  21-vjetorit të sulmit të dytë të Serbisë ndaj familjes Jashari në Prekaz përmes një postimi të bërë në proflin e tij zyrtarë Faceboook ka thënë se  historitë e popujve kanë rrëfime të ndryshme për shumë heronj, por komandanti, Adem Jashari bahskë me familjen e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli.

“Para 21 vjetësh, më 22 janar 1998, ka ndodhur sulmi i dytë i armatosur i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz. Sulmet e vazhdueshme mbi këtë familje, e cila dallohej për atdhetarizëm dhe veprime të guximshme kombëtare, ishin paralajmërim se Serbia po përgatitej të shtypte me dhunë çdo familje liridashëse në Kosovë. Familja Jashari, me idealizëm dhe ndërgjegje të lartë njerëzore, politike e kombëtare, asnjëherë nuk ndaloi së sakrifikuari për liri dhe pavarësi. Historitë e popujve kanë rrëfime të ndryshme për shumë heronj, por komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë shembulli më unik i atdhetarizmit dhe vetëmohimit për lirinë e një populli”, ka shkruar Thaçi.

Në sulmin e tretë nga forcat Sebre në familjen Jashari, i cili kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. /21Media  

Back to top button