Djelmoshat e Kosovës u kthyen me 3 pikë të mëdha nga Bullgaria

Djelmoshat e Kosovës u kthyen me 3 pikë të mëdha nga Bullgaria

Pas fitores së madhe që shënuan ndaj Bullgarisë me rezultat 3:2, djelmoshat e Komëtares së Kosovës në futboll janë kthyer në Prishtinë.

Këtë e kanë bërë të ditur disa prej lojtarëve të kombëtares, të cilët kanë publikuar video në rrjetet sociale.

Kosova në ndeshjen me Bullgarinë arriti që të fitoi me rezultat 3:2. Pas kësaj fitoreje Kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve.

Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani ishin golashënuesit e kësaj ndeshje.

Në pjesën e parë të ndeshjes Milot Rashica shënoi golin e parë për Kosovën, në minutën e 14të, pas një hutie në zonën e bullgarëve. Bullgaria në minutën e 43të arriti golin e barazimit me anë të Ivelin Popov, shkruan rtv21.tv.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për bullgarët, pasi në minutën e 55-të Kristian Dimitrov shëno golin e dytë nga goditja e këndit.
Por, Kosova nuk u dorëzua, Golin e dytë me kokë e shënoi sulmuesi Vedat Muriqi pas asistimit të Benjamin Kolollit, në minutën e 64-të, duke arritur barazimin 2 me 2, ndërsa për golin e tretë dhe të fitores në minutat e lojës shtesë, u përkujdes zëvendësuesi Elbasan Rashani.

Kjo është ndeshja e 14-të rresht pa humbje e Kosovës, që është kombëtarja më në formë momentalisht. /21Media