Kosova përballet me Anglinë

Kosova përballet me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillojë ndeshjen historike të saj me Anglinë.

Anglia ka ardhur në Kosovë për herë të parë dhe kjo është ndeshja më e rëndësishme që Kosova e zhvillon në Prishtinë.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikime në Euro 2020 dhe do të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Lojtarët e Anglisë dhe tifozët anglezë janë duke u pritur në mënyrë të veçantë nga “Dardanët” dhe gjithë qytetarët e Kosovës, për nder të të cilëve janë organizuar edhe pritje speciale.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanët dhe FFK-në, sot organizojnë mikpritje për tifozët anglezë.

Aktivitetet zhvillohen nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Qytetit në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të ketë aktivitete muzikore, pije dhe ushqim..

“Në pamundësi që shumica prej nesh të përcjellin ndeshjen në Stadiumin e qytetit ‘Fadil Vokrri’, përveç aktiviteteve muzikore, pijeve dhe ushqimit, do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë”, thuhet në njoftim./21Media