Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e U21 në Angli

Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen e U21 në Angli

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar dje stërvitjen e saj në stadiumin “KCOM” në Hull City.

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, do të luajë ndeshjen kualifikuese kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

“Atmosfera në kampin e drejtuar nga Rafet Prekazi është shumë e mirë dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm për lojë”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës.

Përkundër faktit se përballë do të kenë një kundërshtar shumë cilësor, Dardanët e rinj e presin me entuziazëm këtë duel dhe me vetëbesim se mund të nxjerrin rezultat pozitiv.

Stërvitja e fundit ka qenë me intensitet më të vogël, por i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën, derisa përzgjedhësi Prekazi ka dhënë instruksionet e fundit për lojën e sotme./21Media